Lajme

Kallash e revole të postuara në Facebook, ky është i arrestuari i pestë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

08/30/2022 15:30
nga:Genita C

Para pak minutash, është arrestuar edhe personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, raporton GazetaBlic.

Mësohet se bëhet fjalë për 19 vjeçarin Shkelqim Kamerin i cili në rrjetet sociale mban fotografi me revole e kallash.

Ndryshe,Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit dy të miturve G.J dhe XH.S, të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Në paraburgim tashmë gjenden edhe tre të dyshuar të tjerë.

Arrestohet personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, po intervistohet në stacion