Lajme

Haradinaj për të zhdukurit: I rrëmbyen vetëm pse deshën të jetojnë të lirë në dheun e të parëve

08/30/2022 14:11
nga:N M

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, ka thënë se kjo kategori mbetet plagë e hapur e shoqërisë.

Haradinaj shkruan në Facebook se bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre.

”Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre, si sot, kur bota kujton personat e zhdukur, ashtu edhe çdo ditë e gjithmonë, derisa të vendoset drejtësia.

Ata mbesin plagë e hapur e shoqërisë sonë, i rrëmbyen vetëm pse deshën të jetojnë të lirë në dheun e të parëve.

Kosova nuk harron!”.

Urdhri nga ‘lartë’ – Ardian Gjinin e habit presioni i Qeverisë Kurti për listën e pagave për grevistët