Sporti

Ky është boksieri që i kërkon meç Markut: S’më intereson ku, në Tiranë apo Angli – le të përballemi

08/30/2022 09:17
nga:Lorik J

Boksieri irlandez, TyroneMcKenna ka kohë që po kërkon të ndeshet me kampionin shqiptar, Florian Marku.

Florian Marku para pak ditësh ka arritur të fitojë me pikë ndeshjen ndaj Miguel Parras në “Air Albania”. 29-vjecari fitoi titullin WBC Silver në peshën e lehtë përballë meksikanit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas kësaj fitore, Marku ka shkruar në Twitter: Me kë dëshironi të luftoj tani në Angli?

Në postimin e Markut ka komentuar boksieri TyroneMcKenna, i cili thotë: “E di përgjigjen time, s’ka rëndësi në vendlindjen time, tëndën, apo në Angli”.

Mbetet të shihet nëse Marku e pranon ofertën e irlandezit në të ardhmen.

/GazetaBlic Sport