Lajme

Kurti e Osmani do të bëjnë homazhe te përmendorja e të zhdukurve

08/30/2022 08:49
nga:Genita C

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti do të bëjnë sot homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur.

Sipas njoftimit, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në orën 10:30 para ndërtesës së Kuvendit.

Poashtu, Kurti do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë.