Serena Williams kaloi në raundin e dytë të US Open pasi mposhti Danka Kovinic 6:3, 6:3 në stadiumin e mbushur plot.
Megjithatë, më i rëndësishëm se vetë rezultati ishte fakti se, duke pasur parasysh formën e Serenës, shumë lehtë mund të ishte ndeshja e fundit e karrierës së saj pasi ajo kishte paralajmëruar më parë se do të tërhiqej pas US Open, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjithçka në stadium ishte në favorin e Serenës, e cila doli në fushë me pajisje me diamante të qepura dhe një mantel me shtresa që simbolizonin gjashtë titujt në New York.
Fansat e përshëndetën atë me një koreografi të madhe “We love Serena”. Pasi Serena shënoi pikën e ndeshjes, stadiumi shpërtheu nga entuziazmi dhe Serena falënderoi tifozët.
“Së pari, më duhet të them se vërtet nuk e prisja këtë. Unë jam ndjerë gjithmonë shumë mirë në këtë fushë. Ju ishit të mrekullueshëm dhe më ndihmuat të fitoja”, tha Serena.
/GazetaBlic Sport
Cool display from the crowd for Serena pic.twitter.com/TGOWXQ2eOf
— Kris Rhim (@krisrhim1) August 30, 2022


