Sporti

Trajneri i Celtic paralajmëron Real Madridin: Do të ishte mirë t’ua marrim fanellat, pasi t’i mposhtim!

08/30/2022 08:29
nga:L J

Trajneri i Celtic, Ange Postecoglou po shijon një fillim të mrekullueshëm të aventurës në Celtic. Në fundjavë ai ka fituar 9-0 ndaj Dundee.

Ai tani ka përballë provën e tij më të vështirë pas një jave – pasi do të përballet me ekipin e Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ajo që dëshironi të siguroheni është se kur i keni këto mundësi, është më mirë të ndërroni fanellat me lojtarët që i admironi pasi t’i keni mposhtur, në vend që vetëm të merrni një për koleksionin tuaj”, tha fillimisht trajneri i Celtic.

Skuadra e Celtic do të përballet me Real Madridin të martën e ardhshme në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Champions League.

/GazetaBlic Sport