Të kot, të programuar dhe të porositur e ka quajtur debatin për shaminë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Prime Time.
Haziri madje ka akuzuar pushtetin, për siç tha ai, që po bënë “fushatë online” me debatin për shaminë në shkolla.
‘Edhe në koordinim me kolegët e mi jemi koordinuar të mos flasim. As sonte s’jam i gatshëm të flas. Njerëzit e dinë qëndrimin e LDK-së. Ju mundeni me i marrë deklaratat e mia që e kam pasqyruar fenomenin. Nuk është çështje që duhet të diskutohet. Sepse është proces i porositur. Fushatë online, kur është qeveria e Kuvendi. Po dalin të manipulojnë për një debat që nuk është nga sot”, tha Haziri në Prime Time.


