Lajme

Gashi: Abdixhiku e Haradinaj gjithmonë kanë treguar gatishmëri në këso momente

08/29/2022 22:52
nga:G B

Blerim Gashi i ka vlerësuar si vendime të duhuara të krerëve të LDK-së, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinajt nga AAK-ja, për t’iu bashkuar ftesës së kryeministrtit Kurti për takim në kuadër të dialogut me Sebrinë.

Komentatori politik ka shtuar se veprimi i PDK-së duke refuzuar ftesën e shefit të qeverisë, është totalisht gabim, shkruan Gazeta10.

“Shkuarja e Abdixhikut e Haradinajt në takim me Kurtin nuk është për tu çudtiur. Sepse të dy e kanë treguar  që në këso moment të kthesave të mëdha të bëhen bashkë. S’besoj që Kurti ka diçka me u tregu përveç asaj që edhe ata e dinë. Duhet të takohen liderët politikë sepse pastaj bëhet temë në opinion. E shoh gabim veprimin e PDK-së që e kanë refuzuar”, tha Gashi në Politiko.