Lajme

Fushë Kosova sonte mbetet pa ujë, mund të afektohen edhe disa zona të Prishtinës

08/29/2022 22:15
nga:G B

Fushë Kosova sonte mbetet pa ujë.

Kjo si pasojë e turbullirave të shkaktuara në kanalin e Ibër Lepencit.

Kështu njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas një njoftimi reduktimet nisin sonte nga ora 22:30.

Nga reduktimet mund të preken edhe disa zona të Prishtinës.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se si shkak i turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit , vepra jonë e marrjes ka rënë nga sistemi Impianti i Trajtimit të Ujit Shkabaj, andaj detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës duke filluar sonte nga ora 22:30. Por , si pasojë e kësaj turbullire mund të afektohen edhe disa zona të kryeqytetit”.