Ambasadori i Kosovës në Shkup, Qehaja, i shoqëruar nga zëvendësshefi i misionit, Prindon Sadriu, u takua sot me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.
Gjatë takimit u diskutua niveli i shkëlqyeshëm i marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.
Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, sipas Ambasadës së Kosovës në Shkup, do ta intensifikojnë edhe më tej bashkëpunimin në nivel ekonomik edhe politik, dhe se së shpejti pritet të organizohet mbledhja e radhës e të dy qeverive, i cili këtë herë pritet të mbahet në Prishtinë.
Kryeministri Kovacevski dhe ambasadori Qehaja u dakorduan që të mbajnë komunikimin e ngushtë në funksion të mirëmbajtjes së bashkëpunimit të lartë në mes të dyja vendeve.


