Sporti

Hudson-Odoi është në Gjermani, pritet zyrtarizimi te Bayer Leverkusen

08/29/2022 21:58
nga:E K

Bayer Leverkusen do të bëjë një tjetër lëvizje para fundit të merkatos.

Anësori anglez, Callum Hudson-Odoi do të largohet nga Chelsea në kërkim të më shumë minutave në dispozicion.

Raportime nga ‘Sky’ bëjnë të ditur se lojtari i Chelsea ka arritur në Gjermani. Ai do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore para se të kompletohet transferimi te Bayer Leverkusen.

Transferimi i Callum Hudson-Odoi te ‘Aspirinat’ do të jetë në formë huazimi. Huazimi është njëvjeçar.