Lajme

Ministrja Belinda Balluku këshillon shqiptarët: Lani rrobat në 30 gradë!

08/29/2022 21:43
nga:G B

Kriza energjitike ka bërë që të mendohet për kursimin e saj. Mjaft vende po shohin mundësi të ndryshme. Shqipëria ka zgjedhur të kursejë përmes lavatriçeve.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, udhëzon qytetarët shqiptarë që të kursejnë energji.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balluku këshillon qytetarët që në shtëpi të përdorin lavatriçen sa më pak dhe të lajnë rrobat me 30 gradë.

“Kursejmë energjinë që ta kemi!”, shkruan Balluku krah videos udhëzuese.