Lajme

Breza të zhdukur

08/29/2022 17:21
nga:G B

Sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë zbehen shpresat e familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre, të zhdukur që nga lufta e viteve 1998/99 në Kosovë.

Bajrami që kërkon djalin e tij të zhdukur si 13-vjeçar, Radmilla që ka të zhdukur nënën, babanë dhe tre kushërinj,

Hasani që kërkon trupin e nënës së vrarë, luten që një ditë të mësojnë të vërtetën për ta.

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, që shënohet çdo 30 gusht, e gjen Kosovën me më shumë se 1.600 persona të pagjetur që nga koha e luftës.