Sporti

Probleme për Piolin, lëndohen dy sulmuesit para ndeshjeve të rëndësishme

08/29/2022 14:55
nga:L J

Skuadra e Milanit nesër takohet me Sassuolon.

Milan dhe Sassuolo takohen nesër nga ora 18:30, në kuadër të xhiros së katërt të Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë – ka probleme për Piolin para këtij dueli, pasi ai nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy sulmuesve.

Sipas mediave italiane, Rebic dhe Giroud nuk do të grumbullohen me skuadrën nesër – pasi janë të dëmtuar.

Edhe më shqetësues është fakti që Milani luan derbin ndaj Interit të shtunën.

/GazetaBlic Sport