Sporti

Guardiola për Haaland: Të gjithë jemi dashuruar me të

08/29/2022 08:32
nga:L J

Pep Guardiola e pranon se Erling Haaland është ambientuar shpejt në skuadrën e Manchester Cityt.

Sulmuesi ndihmoi kampionët e Premierligës të përmbysnin rezultatin ndaj Crystal Palace, duke shënuar tre gola në 18 minuta. Ishte hat-tricku i tij i parë ​​në Etihad Stadium pas transferimit të tij prej 51 milionë funtesh nga Borussia Dortmund në verë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ajo që është e rëndësishme është se ai është një djalë i mirë, me këmbë në tokë”, tha Guardiola. “Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nuk janë vetëm golat, por edhe sa i lumtur është ai tek ne”, tha Pep.

“Unë shoh sjelljen e tij dhe gjuhën e tij të trupit. Ai është gjithmonë në pozicionin e duhur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport