Sporti

Benzema bën punën e tij, ia siguron Real Madridit tri pikë ndaj Espanyolit

08/28/2022 23:53
nga:E K

Real Madrid ka marrë tri pikë në udhëtim kundër Espanyol.

‘Los Blancos’ kanë shënuar fitore me rezultatin 1:3, në një udhëtim mjaft të vështirë ndaj Espanyol.

Dy lojtarët që bënë diferencën në fitoren e Real Madrid ishin Vinicius Junior dhe Karim Benzema.

Braziliani gjeti golin në minutën e 12’ të takimit, para se Joselu të barazonte në 1:1 në minutën e 43’.

Karim Benzema gjeti golin në minutën e 88’ dhe 99′, për t’i dhënë tri pikët skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e nëntë pikëve, me një start perfekt në tri xhirot e para.

Espanyol në anën tjetër mbetet me vetëm një pikë, përkundër një lufte dinjitoze ndaj kampionëve të Spanjës dhe Evropës.