Sporti

Formula 1: Verstappen nga një planet tjetër, triumfon edhe në Belgjikë

08/28/2022 21:11
nga:E K

Max Verstappen vazhdon të marshojë drejt titullit të dytë botëror në Formula 1. Piloti holandez i RedBull siguroi një triumf fantastik në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Holandezi u nis nga vendi i 14-të, i parakaloi të gjithë me radhë dhe në fund festoi suksesin e nëntë sezonal.

Pas tij u rendit meksikani Sergio Perez, shoku i skuadrës te RedBull, ndërkohë që podi u kompletua nga spanjolli Carlos Sainz i Ferrarit.