Wilfried Zaha është lojtari i radhës që lidhet me një kalim të mundshëm te Chelsea.
Skuadra londineze është duke kërkuar një lojtar anësor, me tipare ofensive.
Pasi u lidh për disa ditë me transferimin e mundshëm të Rafael Leao, duket se Chelsea kanë ndërruar pistë.
Sipas raportimeve të Ed Aarons nga ‘Guardian’, Wilfried Zaha është një nga lojtarët që po monitorohet nga Chelsea.
‘Blutë’ megjithatë nuk kanë bërë akoma ndonjë ofertë për Zaha, me Aubameyang që duket të jetë prioriteti i tyre.
Zaha ka më pak se një vit kontratë të mbetur me skuadrën e Crystal Palace.