Fitorja e jashtëzakonshme e Liverpool-it 9-0 kundër Bournemouth ishte një nga ato për t’u mbajtur mend për Harvey Elliott.
19-vjeçari shënoi golin e dytë të ‘Reds’ në ndeshjen e djeshme, duke ndihmuar skuadrën e Jurgen Klopp të marrë fitoren e parë të sezonit.
Por pasi gjeti rrjetën, ai ra në gjunjë dhe “shpërtheu” në lot.
Emocioni i Elliott pas shënimit u shpjegua më vonë në llogarinë e tij në mediat sociale. Duke postuar në Instagram, ai tha: “Ajo fitore ishte për ty gjyshe! Prehu në paqe mbretëresha ime.”
/GazetaBlic Sport
"we are liverpool" emotonal from Harvey Elliot after loosing his Nan midweek ?? what a top fella he is and is gonna be for the Red Men ? #LIVBOU #LFC #LFCFamily #YNWA harvey ?❤️pic.twitter.com/4szQra3cIB
— ????????????? (@KoptasticNeil) August 27, 2022


