Sporti

Mallorca blen edhe një sulmues pas Muriqit, arrihet marrëveshje me Lyon

08/28/2022 08:31
nga:L J

Përforcim në sulm për Mallorca, që siguroi si huazim Tino Kadewere.

Kështu raporton L’Equipe, sipas së cilës klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me Lyon për huazimin e 26-vjeçarit.

Në marrëveshje përfshihet edhe opsioni i blerjes me vlerë 10 milionë euro.

Kadewere do të luajë përkrah Muriqit dhe do të jetë një ndihmë shtesë për ekipin spanjoll që fitoi mbrëmë ndaj Vallcanos.

/GazetaBlic Sport