Lajme

Kurti pas marrëveshjes Kosovë-Serbi: Reciprociteti, fryma e zgjidhjeve parimore

08/27/2022 18:58
nga:Genita C

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.

Kreu i qeverisë tha se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore, teksa shpërndau një intervistë për mediumin gjerman, Welt, dhënë ditë më parë.

“Javën e kaluar fola me@Welt për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por edhe për fuqinë tonë të re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, shkroi Kurti.

Osmani falënderon SHBA-në e BE-në për marrëveshje: Vazhdojmë angazhimin drejt njohjes reciproke