Gazetari Vehbi Kajtazi përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se KEDS është kompani kriminale, pasi këta të fundit kanë kërkuar shtrenjtim të energjisë elektrike deri në 88 për qind.
Kajtazi mes tjerash ka shtuar se KEDS-i nuk blen asnjë megavat energji nga jashtë, derisa ka thënë se para tyre është dorëzuar Kurti.
Tutje ai ka shkruar se Kurti nuk po e mban premtimin që e kishte dhënë për shtrtëzimin e kësaj kompanie.
KEDS-i nuk e blen asnje megavat energji nga jashte. Krejt cka prodhon KEK-u, ua shet konsumatoreve. Ne baze te ciles logjike po kerkon shtrenjtimin e energjise? Pse Kurti nuk e shtetezon kete kompani sic pati premtu?
KEDS eshte kompani kriminale para se ciles eshte dorezu Kurti!— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) August 27, 2022


