Lajme

Gjukanoviq do të propozojë një mandatar të ri deri më 19 shtator ose do të pasojnë zgjedhjet në Mal të Zi

08/27/2022 12:18
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, më së voni deri më 19 shtator do të përpiqet t’i propozojë Kuvendit mandatarin për përbërjen e qeverisë së re, thuhet në kabinetin e tij, transmeton Podgorica Vijesti.

Kështu bëri të ditur kabineti i tij i pyetur nëse presidenti i vendit do t’i ftojë liderët e partive parlamentare në konsultime për formimin e qeverisë së re dhe do t’i ofrojë dikujt mandat në ditët në vijim.

“Presidenti i Malit të Zi, në kohën e duhur, jo më vonë se 30 ditë nga dita e votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Kushtetutë, në një ligj tashmë të njohur dhe të përcaktuar, do të mundohet t’i propozojëi Kuvendit të Malit të Zi një përfaqësues për përbërjen e Qeverisë. Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për realizimin e një marrëveshjeje politike, mandatari i ri do të jetë ai që do të sigurojë mbështetjen e padiskutueshme të shprehur nga së paku 41 deputetë, në përpjekje për të formuar një qeveri të re”, thuhet në reagimin e kabinetit të Gjukanoviqit.

Qeveria e Dritan Abazoviqit u rrëzua në natën e 19-20 shtatorit dhe për momentin nuk është e pranishme shumica e nevojshme në parlament për të formuar një të re. Demokratët përsërisin se nuk do të shkojnë me PD-në, Fronti Demokratik gjithashtu, ndërsa GP URA dhe Partia Popullore Socialiste nuk do të shkojnë me Demokratët. DPS me ish-partnerët afatgjatë të koalicionit gjithashtu i mungojnë 41 vota për të zgjedhur një qeveri.

Në mungesë të shumicës parlamentare për zgjedhjen e ekzekutivit të ri, Gjukanoviq mbetet nën detyrimin sipas Kushtetutës së Malit të Zi për të shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, Gjukanoviq së shpejti do t’i ftojë në takim liderët e partive parlamentare dhe do t’i sugjerojë që nëse nuk mund të merren vesh për një mandat, të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Kabineti Gjukanoviq nuk është përgjigjur në pyetjen se a është e pranueshme për presidentin e shtetit që Andrija Mandiq nga Fronti Demokratik të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re, duke qenë se ajo aleancë përfaqëson qëndrim pro-rus.

Kushtetuta nuk përcakton afate për emërimin e një përfaqësuesi pas votimit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Kabineti i Dritan Abazoviqit vazhdon të punojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.