Lajme

Vuçiq: Sipas marrëveshjes së Brukselit, njësitë speciale nuk mund të shkojnë në veri, këtë e ka nënshkruar Thaçi

08/27/2022 12:05
nga:Astrit Gashi

Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka deklaruar se sipas marrëveshjes së Brukselit, njësitë speciale nuk mund të shkojnë në veri dhe se KFOR-i duhet ta rimendojë qëndrimin e tij.

“Sa i përket KFOR-it, ajo që kanë thënë se çdo lloj policie e Kosovës ka të drejtë të lëvizë në tërë territorin e Kosovës, kjo është gjëja më e korruptuar, ata gënjejnë. Pikërisht sipas Marrëveshjes së Brukselit, pika 9, thotë se në veri është Drejtoria e Veriut, Policia Rajonale e Veriut”, tha Vuçiq.

Ai tha se “për dhjetë ditë ka argumentuar se nuk mund të hyjnë në veri nga Mitrovica Jugore, Skenderaj dhe Vushtria, sepse atëherë do të kenë 67 për qind të policëve shqiptarë në veri, ndërsa kështu janë 98 për qind policë serbë”.

“Dhe tash u thonë mos pyetni serbët, futni sa të doni shqiptarë. Kjo nuk është e shkruar në marrëveshjen e Brukselit, më lejoni ta informoj KFOR-in. Dhe kështu ata e shkelin vetë frymën e marrëveshjes, sepse ne po flasim gjithë kohen për njësitet speciale, kur Thaçi dhe Rasmussen e nënshkruan. Mogherini mund ta konfirmojë këtë. Mendoni se ne jemi magjepsur nga ajo forcë dhe fuqi. Lërini fëmijët pak të luajnë, të mendojnë se janë të fortë. Ne ruajmë paqen për veten tonë. Dhe ata nga KFOR-i duhet ta shohin shpejt Marrëveshjen e Brukselit dhe të mendojnë përsëri. Por, nuk ka problem nëse thonë kështu, nuk ka problem, atëherë do të mendojmë më shumë për sjelljen tonë. Më vjen mirë që ata i referohen Rezolutës 1244, dhe së shpejti do t’u shkruaj dhe do t’ju kërkoj diçka nga ajo rezolutë dhe pastaj e shihni se si nuk e mbështesin atë. Këtë do ta shihni javën e ardhshme”, tha Vuçiq