Lajme

Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 46 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

08/27/2022 10:05
nga:Astrit Gashi

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook ka publikuar humbjet e Rusisë që nga fillimi i luftës.

Sipas këtij raporti të publikuar del se Rusia, humbje në njerëz ka pasur rreth 46 mijë e 500.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe sipas këtij raporti Rusia ka humbur 148 sisteme luftarake kundërajrore, 234 aeroplanë dhe 202 helikopterë.

Në njoftimin e shtabit është bërë e ditur se humbjet më të mëdha Rusia i ka pësuar në drejtim të Donetskut.