Real Sociedad shiti Alexander Isak te Newcastle 70 milionë euro. Klubi bask ka pak ditë në dispozicion për të zëvendësuar sulmuesin e kombëtares suedeze.
Gjithsesi, drejtuesit e Sociedad kanë piketuar Edinson Cavanin, i cili qëndron pa skuadër që prej momentit kur i përfundoi kontrata me Manchester United.
35-vjeçari uruguaian ka marrë oferta të ndryshme gjatë kësaj periudhe, por akoma nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën.
Sociedad nuk është klubi i vetëm spanjoll që kërkon të nënshkruajë një kontratë me “El Matador”, të cilin e duan edhe Valencia e Villareal.


