Lajme

Vuçiq vazhdon sot bisedimet me telefon me Lajçakun e Escobarin

08/26/2022 14:38
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë me dije se edhe sot pasdite do t’i vazhdojë me telefon bisedimet me emisarët evropianë e amerikan, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, dhe tek nesër do t’i bëjë publike rezulatet e bisedimeve dyditëshe.

Duke folur për targat, Vuçiq tha se ndoshta nuk do të ketë përparim në këtë drejtim.

“Ne duam që njerëzit tanë të mund të lëvizin me dokumente serbe, është vetëm çështje se kur do të futemi në një krizë edhe më të madhe, nesër do të prezantoj rezultatet e bisedimeve me Lajçakun dhe Escobarin dhe sot pasdite do të kemi një vazhdimi i konsultimeve telefonike”, theksoi Vuçiq.

Ai, tha se Serbinë e pret një luftë e vështirë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë, por se “nuk mendo se duhet të shkojmë kokë më kokë dhe të përplasemi me të gjithë”

“E vetmja politikë korrekte është të ruajmë paqen sa të mundemi dhe fëmijët tanë dhe të bëjmë një politikë të përgjegjshme dhe të zgjuar”, tha Vuçiq.