Skuadra e Ballkanit ka mposhtur Shkupin mbrëmë me rezultatin 1:0 për të siguruar kualifikimin në grupet e Conference Leagues.
Goli i Meriton Korenicës në minutën e 69’të “vulosi” kalimin tutje të Ballkanit me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Pas ndeshjeve të Evropës, UEFA bën edhe testimin për të doping të futbollistëve.
GazetaBlic Sport mëson jozyrtarisht se Meriton Korenica ishte futbollisti i cili u testua mbrëmë pas fitores ndaj Shkupit.
Testimet anti-doping janë të ‘domosdoshme’ për futbollistët pas ndeshjeve në garat evropiane. Futbollisti kosovar e kaloi pa problem testimin – pasi gjithçka me të ishte në rregull.
Ballkani tani po pret me padurim shortin e grupeve të Conference League që mbahet sot nga ora 14:30.
/GazetaBlic Sport


