Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Chrisopher Hill, duke thënë se Presidenti Biden i ka kërkuar personalisht atij që të kthehet për të shërbyer si ambasador në Ballkan.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, Selimi ka thënë se Biden i ka kërkuar Hill që të kthehet nga pensionimi për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje paqeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pak njerëz e dinë se Presidenti Biden i ka kërkuar personalisht Ambasadorit Hill që të kthehet nga pensionimi dhe të shërbejë në Ballkan për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje paqeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë. Hill ka qenë i dërguari kyç në Rambujee Doktor Honoris Causa i Universitetit të Prishtinës”, ka shkuar Selimi.
Few people know President Biden himself asked Ambassador Hill to return from his retirement and serve in Balkans to help reaching a long-term peace deal between Kosovo and Serbia. @ambchrishill was key envoy at Rambuillet talks & Doctor Honoris Causa at University of Prishtina. pic.twitter.com/iWIGO8wCL5
— Petrit Selimi (@Petrit) August 25, 2022