Lajme

Përfundon takimi, Vuçiq shprehet pas bisedave me Lajçakun dhe Escobarin: Rreth targave dhe disa çështjeve madhore nuk mund të arrihet zgjidhje

08/26/2022 01:34
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas përfundimit të takimit të gjatë që pati sot në Beograd me ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur përmes profilit të tij në Instagram, duke theksuar se “rreth targave dhe çështjeve madhore në dialogun me Kosovën është pothuajse a pamundur që të arrihet ndonjë zgjidhjë”.

“Kanë kaluar pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate. Sapo i përcollem mysafirët tanë – Lajcak, Escobar, Hill, Giofre… Ne do të vazhdojmë bisedimet dhe besoj se në ditët në vijim do të arrijmë të paktën një zgjidhje kompromisi për një pjesë të vogël të një pjesë të çështjeve, pasi është e qartë se rreth targave dhe disa çështjeve tjera madhore nuk mund të arrihet fare një zgjidhje e tillë”, tha Vuçiq.

“Duhen shumë garanci dhe punë, por në ditët në vijim do të punojmë shumë për të siguruar dhe ruajtur paqen për popullin tonë, por edhe për të siguruar të ardhmen për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, shtoi ai.