Sporti

Kjo është shuma që do të fitojë Ballkani pas kualifikimit në “Conference League”

08/25/2022 23:24
nga:E K

Ballkani ka shkruar sot historinë në futbollin kosovar.

Kampioni në fuqi i Kosovës, ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të garës më të re evropiane, “Europa Conference League”, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e drejtuar nga Daja arriti të kalojë tutje duke mposhtur Shkupin në shtëpi me rezultat 1-0, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 3-1.

Ky rrugëtim i suksesshëm i Ballkanit do i sjellë të ardhura të mëdha klubit nga Suhareka.

Ballkani gjatë kësaj kampanje do arkëtojë plotë 3 milionë e 720 mijë euro.

/GazetaBlic Sport/