Sporti

Qëndrim Zyba për GazetaBlic Sport: I premtoj të gjithë Kosovës se futbollin tonë do përpiqemi ta përfaqësojmë më së miri

08/25/2022 23:14
nga:E K

Ballkani ka shkruar sot historinë në futbollin kosovar.

Kampioni në fuqi i Kosovës, ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të garës më të re evropiane, “Europa Conference League”, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e drejtuar nga Daja arriti të kalojë tutje duke mposhtur Shkupin në shtëpi me rezultat 1-0, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 3-1.

Pas ndeshjes për GazetaBlic Sport ka folur, Qëndrim Zyba i cili premtoi që do përpiqen maksimalisht që ta përfaqësojnë futbollin kosovar sa më mirë që të jetë e mundur.

“Po ndihem tepër mirë pasi me ekipin e vendlindjes kemi arrit me u kualifiku në grupe dhe shpresojmë që të përfaqësojmë futbollin kosovar sa më mirë. Ju premtoj të gjithë Kosovës që do ta përfaqësojmë vendin sa më mirë”, tha Zyba.