Lajme

Arbër Vokrri shpall kandidaturën për kryetar të qendrës së VV-së në Prishtinë

08/25/2022 21:28
nga:Astrit Gashi

Subjekti politik më i madh në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të mbaj procesin e brendshme zgjedhor të partisë.

Njëri nga aktivistët me të vjetër të këtij subjekti, Arbër Vokrri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se ka shpallur kandidaturën për kryetar të Qendrës së VV-së në Prishtinë.

Asambleisti në komunën e Prishtinës, i cili angazhimin në VV e ka nisur si fotograf, ka shkruar se ka dorëzuar kandidaturën e tij.

“Duke qenë krenar për angazhimin tim që nga themelimi i Lëvizjes sonë e cila tani është subjekti më i konsoliduar politik, dhe duke ndjerë një përgjegjësi të madhe për hapin e zgjedhur, e kam dorëzuar kandidaturën time për kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë”, ka shkruar ndër tjerash Vokrri.