Sporti

“Bllokohet” kufiri Maqedoni – Kosovë, “Shvercerat” me udhëtim masovik në Prishtinë

08/25/2022 17:51
nga:L J

Ndeshja mes Ballkanit dhe Shkupit zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00.

Ky ballafaqim zhvillohet në “Fadil Vokrri”, në kuadër të Play Offit për kualifikimin në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët e Shkupit, ‘Shvercerat’ janë nisur për në Prishtinë – ku priten të jenë rreth 1 mijë që do ta përkrahin ekipin e tyre të zemrës në ndeshjen historike.

Para pak çastesh ata kanë kaluar kufirin Maqedoni – Kosovë, ku shihen dhjetëra autobusë të mbushur me tifozë shqiptarë të Shkupit.

Ja pamjet: