Lajme

Lajçak për takimin me Osmanin: Diskutuam rëndësinë e shmangies së konflikteve të reja në veri

08/24/2022 22:17
nga:Genita C

I dërguari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimeve që pati sot në Kosovë bashkë me përfaqësuesin e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shkroi se misionin e tij të përbashkët me Escobarin në Kosovë e filluan me presidenten Osmani.

Lajçak tha se ky ishte një diskutim përmbajtësor ku u fol për rëndësinë e shmangies së tensioneve të reja në veri të vendit.

“Sot fillova misionin tim të përbashkët me DAS Escobar në Kosovë me një diskutim përmbajtësor me Presidenten Vjosa Osmani. Ne folëm për rëndësinë e shmangies së tensioneve të reja në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.