Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës

08/24/2022 17:49
nga:L J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së tretë të Superligës.

Në Skenderaj po luhet ndeshja Drenica – Gjilani, ku pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 0:0.

Klubi i Drenicës fitoi penallti ndaj Gjilanit, por pas rishikimit të VAR’it penalltia u anulua. Rastin më të mirë për gol në pjesën e parë e kishte Arbnor Ramadani i Gjilanit, por goditja e tij nuk shkoi në cak.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1:0 ndaj Ferizajit.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë në këtë duel e realizoi Alban Shillova nga penalltia pas 19 minutave lojë.

/GazetaBlic Sport