Sporti

Nesër hidhet shorti, këta janë disa nga kundërshtarët e ‘frikshëm’ të cilët mund të përballen me Real Madridin

08/24/2022 17:36
nga:L J

Nesër në orën 18:00 do të hidhet shorti për Ligën e Kampionëve 2022/2023 në Stamboll, qytet që do të presë edhe finalen e madhe të kompeticionitmë 10 qershor 2023 në stadiumin Olimpik Ataturk.

Real Madridi, kampioni aktual do të jetë rivali për të mundur.

Real Madridi është renditur në vazon 1 për shkak të statusit të tij si kampion i Ligës së Kampionëve dhe i La Ligës. Së bashku me madrilenët do të jenë edhe fituesit e kampionateve kryesore kombëtare si PSG (Francë), City (Angli), Bayern (Gjermani), Milan (Itali), Porto (Portugali), Ajax (Holandë) dhe Eintracht (kampion i Europa League).

Në vazon e dytë shfaqen kërcënimet kryesore, pothuajse të gjitha nga Premier League. Real Madridi mund të përballet me Liverpool, Chelsea, Tottenham, Juventus ose Leipzig.

Nga vazo e tretë Real Madridi mund të përballet me Interin (siç ka ndodhur në edicionet e fundit), Dortmundin, Benfican, Napolin, Salzburgun, Sportingun e Portugalisë dhe Bayer Leverkusenin.

Në vazon e katërt, për momentin janë Bruges, Marseille, Celtic dhe Maccabi Haifa.

/GazetaBlic Sport