Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se KFOR-i nuk do t’ia linte Serbisë kompetencat për sigurinë në veri të Kosovës, aq më parë kur dihet se
Serbia ende ka dilema se a dëshiron të jetë aleate e besueshme e NATO’s.
Deklarata e Trajkoviqit vjen pasi komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari ka deklaruar se “nuk do të lejojnë që të ndodhin trazira në Kosovë”.
“Ata që mendonin se duke qëndruar në urën e Mitrovicës, duke ndarë kështu de facto Kosovën, janë mashtruar”.
“A ka menduar ndokush vërtet se KFOR-i do të shkonte kundër mandatit të tij dhe do t’ia linte Serbisë Serbisë kompetencat për sigurinë në veri të Kosovës, e cila ende heziton të caktohet si një aleate e besueshme e NATO-s”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Oni koji su mislili da će @NATO_KFOR stati na most u Mitrovici i tako de facto podeliti Kosovo prevarili su se.
Zar je neko zaista mislio da će KFOR ići protiv svog mandata i prepustiti garanciju bezbednosti severa Srbiji koja još okleva da se odredi kao pouzdan saveznik NATO? https://t.co/hxVQeSm0QF
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) August 24, 2022


