Kosova është ndër vendet e vetme që vazhdon masën kufizuese për eksportin e disa produkteve bazë, raporton Gazta Blic.
Nga komuniteti i biznesit kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shqyrtoj këtë masë, në të kundërtën shumë prodhues rrezikojnë falimentimin.
Berat Mustafa, nga komuniteti i biznesit i ka vlerësuar si të pakuptueshme masat kufizuese për eksport nga ana e Qeverisë së Kosovës.
“Kjo është diçka e pakuptueshme dhe mendoj se Qeveria duhet ta shqyrtoj këtë vendim dhe të marrë masa urgjente që t’I ndihmoj prodhuesit, e jo t’i çoj në falimentim. Si mund t’ia dalin prodhuesit pa pasur një treg liberal, pa pasur një treg të hapur, sim und të jenë konkurrues kur të gjitha mallrat hyjnë në Kosovë dhe ata nuk kanë të drejtë të eksportojnë”, tha ai për RTV 21, raporton Gazeta Blic.
Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj thotë se rritja e inflacionit do të rëndojë edhe më ekonomitë familjare.
“Me këtë gjendje në të jemi, vlerësoj se niveli i investimeve do të tkurret çdo ditë e më shumë dhe në momentin që nuk kemi investime, do të kthehemi në një krizë ekonomike”, tha ai.
Ai tha se jemi në një krizë ekonomike, edhe pse nuk po do ta pranoj Qeveria e Kosovës.
Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës parashikojnë rritje të mëtejme të cmimeve edhe në pjesën e dytë të vitit.
“Parashikimet tona janë që norma e rritjes së çmimeve për këtë vit janë 12 për qind, ndërkohë që vitin e ardhshëm do të jetë një stabilizim. Por prapë do të mbetet një normë e lartë e rritjes së çmimeve rreth 7 për qind”.
Për më shumë ndiqeni storien në vazhdim:


