Lajme

Kurti takohet me Escobar dhe Lajçak në ora 15:00

08/24/2022 09:03
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti do të takohet me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Takimi me Kurtin vjen pas takimit me presidenten Osmani, që do të jetë në ora 14:00./Gazeta Blic/