Lajme

Fillon takimi i Eskobarit me liderët e subjekteve politike në opozitë

08/23/2022 19:42
nga:Astrit Gashi

Ka filluar takimi i Emisarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe liderëve të subjekteve politike opozitare në vend.

Takimi po mbahet në Rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.

Në takim kanë ardhur të tre liderët opozitarë: Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.