Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell GazetaBlic.
Vizita e tyre vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë për shkak të reciprocitetit me dokumente e targat e makinave që duhet të konvertohen nga ato që i lëshon Beogradi KM, PR e të tjera te ato që jepen nga institucionet kosovare RKS.
Më 18 gusht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, biseduan për orë të tëra në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së por një marrëveshje nuk u arrit.


