Sporti

Ardian Cuculi bëhet me skuadër të re

08/23/2022 14:11
nga:L J

Ardian Cuculi do të rikthehet tek skuadra e Shkëndijës.

Burimet e televizionit Shenja, mësojnë eksluzivisht se Ardian Cuculi do të rikthehet ë luajë për Shkëndijën e Tetovës.

Jo zyrtarisht mësohet se Cuculi dhe Shkëndija janë në bisedime, me kërçovarin që të vesh sërish fanellën kuqezi. Me shumë mundësi, qendër-mbrojtësi do të firmos kontratë 1 vjeçare dhe do të mbyll karrierën e tij te Shkëndija.

Cuculi pjesë e kuqezinjëve ka qenë në 3 periudha të ndryshme, duke regjistruar 246 paraqitje me skuadrën tetovare.

Ndërkohë gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Vëllazërimin, Pobedën, Milanon, Kukësin dhe Dritën.