Sporti

UEFA po heton disa super klubeve evropiane, mund të denohet për shkak të Fair Play Financiar

08/23/2022 12:41
nga:L J

UEFA po heton shkeljet e mundshme të rregullave të Fair Play Financiar (FFP). Sipas “The Times”, në listën e klubeve të dyshuarve janë deri në 20 klube – përfshirë Arsenalin, FC Barcelona, PSG dhe Juventus.

Rregulloret e Fair Play Financiar (FFP) i lejojnë klubet të humbasin deri në 30 milionë euro humbje gjatë tre viteve të fundit.

Megjithatë, ka klube që luftojnë për të përmbushur të gjitha rregullat. “The Times” raporton se UEFA do të hetojë tërësisht deri në 20 raste të skuadrave të dyshuara për thyerjen e FFP-së për sezonin 2021/22.

Megjithatë, ekipet e Serie A mund të kenë më shumë probleme – Interi, AS Roma dhe Juventus janë në listën e klubeve të rrezikuara.

/GazetaBlic Sport