Ka shpërthyer në flakë gjeneratori në Ministrinë e Infrastrukturës, raporton Gazeta Blic.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit për ta shuar zjarrin.
Tymi është shpërndarë edhe në sheshet e Prishtinës.
Nga fotot e siguruara nga Gazeta Blic nga vendi i ngjarjes, shihet policia duke marrë deklaratë nga zëvendësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi./Gazeta Blic/




