Lajme

Biden nuk pritet të emërojë të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi

08/23/2022 10:06
nga:Genita C

Presidenti Joe Biden nuk pritet të emërojë të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha të hënën për gazetën The Pavlovic Today se Presidenti Biden ka “dy ambasadorë të konfirmuar në rajon, të cilët po punojnë aktivisht për këtë çështje në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”.

Javën e kaluar, pas bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Richard Grenell, ish-i dërguari special për dialogun, i bëri thirrje Presidentit Biden të “përshpejtojë” dhe të emërojë një të dërguar të posaçëm për dialogun.

“Ajo që na duhet tani është diplomacia me muskuj”, tha Grenell.