Sporti

Bruno Fernandes për të ardhmen e Cristiano Ronaldos: Di diçka, por ai do ta zbulojë së shpejti

08/23/2022 10:14
nga:L J

Bruno Fernandes thotë se do të jetë i lumtur për Cristiano Ronaldon pavarësisht nëse ai largohet apo jo nga Manchester United.

Bruno Fernandes ka theksuar se Cristiano është personi kompetent që duhet të flasë për të ardhmen e tij, teksa shpresoi se ai nuk do të largohet nga “Djajtë e Kuq”, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ka shumë spekulime, por nuk ka njeri më të mirë se Cristiano që të flasë për këtë”, tha Fernandes për Eleven Sports Portugal.

“Mund të di një ose dy gjëra, por nuk do të jem unë ai që do ta them. Cristiano është i qetë. Për momentin ai është lojtar i United. Nuk e di nëse do të largohet apo nuk do të largohet. Siç tha ai, ai do të flasë së shpejti.”

“Nëse ai do të qëndrojë, ne do të jemi të lumtur për këtë; nëse ai do të largohet sepse mendon se është më mirë për të, unë personalisht do të jem i lumtur për të”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport.