Lajme

Plagoset me armë zjarri 60-vjeçari në Laç

08/23/2022 08:16
nga:G B

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Laç. I plagosur ka mbetur Besim Zeneli rreth 60-vjeç.

Ngjara mësohet se ka ndodhur pranë një dyqani fruta perime, në autostradën në Laç.

Bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa persona. Besim Zeneli nga fshati Shullaz i Kurbinit ishte pranë dyqanit të tij që ndodhet në autostradë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.