Sporti

Shënoi super gol, Jadon Sancho pas ndeshjes: Na duhej kjo fitore, shikoni se si po reagojnë tifozët

08/22/2022 23:32
nga:L J

Skuadra e Manchester United ka fituar ndaj Liverpoolit në xhiron e tretë të Premierligës.

Manchester United ka mposhtur Liverpoolin me rezultatin 2:1, për të arkëtuar pikët e para në Premierligë këtë edicion, shkruan GazetaBlic Sport.

Golashënuesi i parë i këtij ballafaqimi, Jadon Sancho foli pas ndeshjes, ku tha se është shumë i lumtur me këtë fitore.

“Kjo do të thotë shumë. Dy ndeshjet tona të para nuk shkuan aq mirë dhe u kthyem sot”, tha Sancho për Sky Sports.

“Java e kaluar na lëndoi shumë dhe ne e dinim se duhej të riktheheshim dhe sonte u treguam tifozëve se çfarë mund të bënim. Kjo do të thotë shumë për të gjithë ne, ju mund të shihni se si po reagojnë tifozët“, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/