Skuadra e Manchester United ka fituar ndaj Liverpoolit në xhiron e tretë të Premierligës.
Manchester United ka mposhtur Liverpoolin me rezultatin 2:1, për të arkëtuar pikët e para në Premierligë këtë edicion, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas kësaj fitore ka reaguar edhe ish lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand, i cili thotë se kjo ishte paraqitja që tifozët po kërkojnë.
“Dëshira, Etika e Punës, PASIONI! Kjo është performanca që ne kemi kërkuar”, shkruan Rio Ferdinand.
/GazetaBlic Sport/


